“Po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka 97-a”, Manjani ironizon Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë, dhe njëkohësisht ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pasi qeveria miratoi aktin normativ për qiratë për bizneset dhe qytetarët.

Në një postim në ‘Facebook’ Manjani tha me ironi se sipas Kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan Kryeplak, masa më efikase anti-97’ është pagesa e Koncensioneve të PPP-ve.

Manjani theksoi se bota demokratike pa dyshim që nxjerr rregulla kufizuese për biznesin, por asnjëherë nuk fut njerëzit në sherr dhe kurrë nuk u thotë qiramarrësve mos paguani qiranë.

Postimi i Ylli Manjanit:

Pra sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka ’97’-a.

Kurse mospagesa e qerave, për pasojë e zinxhirit të shpenzimeve që vijnë prej tyre lufton virusin…!?

Po ’97 sikur ndodhi kur u prish zinxhiri i pagesave që njerëzit kishin programuar nga të ardhurat e fajdeve, jo pse shteti nuk paguante kontratat publike..!!

Pra, masa më efikase anti-’97-të duhet të jetë pagesa e qerave që të financohet zinxhiri i pagesave të tjera që kanë njerëzit për të bërë, jo pagesa e qeverisë të faturave të koncensioneve.

Nëse ka mundësi për të dyja, aq më mirë. Por nëse duhet të zgjedhim kush është më e rëndësishme, pa dyshim që është qeraja e pasurive private. Efekti i tyre është kapilar. Madje dëmton edhe vetë shtetin që ka planifikuar në buxhet tatimin e qerasë.

Nejse, situatë infeksioni është kjo punë… Do kalojë! Jam i bindur që po.

Dhe meqë ra fjala, bota demokratike pa dyshim që nxjerr rregulla kufizuese për biznesin, por asnjëherë nuk fut njerëzit në sherr dhe kurrë nuk u thotë qeramarrësve mos paguani qeranë. Në asnjë rast nuk goditen kontratat por orientohen palët drejt riskedulimit të detyrimeve. As në situatën e COVID19.

Lexo edhe :  Ylli Manjani zbulon strategjinë e Ramës: Ja pse nuk flet për kodin e ri penal

Nga ana tjetër qeveritë paguajnë sa munden dhe, gjithmonë gjykatat janë garanci për çdo mosmarrveshje.

Pra asnjë krahasim me ta nuk qëndron!/Fjala.al/

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV