18 vite pa frymëzimin e Ibrahim Rugovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkujtimorja

Përkujtohet 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kanë përkujtuar Rrugovën. Kreu i qeverisë thotë se duhet të përkulemi me nderim para figurës së Rugovës. Begaj shkruan se ai ishte modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovë

 

18 vite pas vdekjes së ish-presidenti Ibrahim Rugova, politika dhe qytetarët e Kosovës e kujtojnë të ashtuquajturin themelues dhe arkitektin e Pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 18-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova tha se ai ia kushtoi ëdo ditë të jetës së tij lirisë dhe pavarësisë së vendit. “Sot, përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendin tonë, njeriun i cili ia kushtoi çdo ditë të jetës së tij, lirisë dhe pavarësisë së vendin dhe punoi në radhë të parë bashkë me popullin e Kosovës e në radhë të dytë bashkë me aleatët tanë në mënyrë që sot ta gëzojmë këtë të vërtetë pas shumë sakrificash të vendin tonë”, tha kryetarja e Shtteit të Kosovës. Presidentja tha se Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin të ndërtojë aleanca të cilat u shpreh se edhe sot i duhen Kosovës. “Presidenti Rugova arriti që në një kohë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca të cilat do të na ndihmojmë që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë sot homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij. Rama tha se Rugova ishte njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës. “Si një udhëheqës i mençur dhe i qetë, ai na udhëhoqi përmes sfidave të mëdha, duke ruajtur gjithmonë shpresën për ndërtimin e një Kosove të pavarur. Vepra dhe kontributi i jashtëzakonshëm do të mbesin përgjithmonë në zemrat dhe mendjet tona”, u shpreh Rama. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij. Begaj ka thënë se Rugova do të mbetet model i politikanit frymëzues.

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV