GJKKO shtyn seancën për Sali Berishën, ja kur do të shpallet vendimi

GJKKO ka shtyrë vendimin për masën e “Arrest shtëpie” për Berishën

Teksa dje ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK, si person nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka nisur sot seanca për ankimimin e masës ‘arrest shtëpie’.

Avokatët e ish-kryeministrit janë paraqitur tashmë në SPAK.

Ka qenë Berisha që përmes avokatëve të tij ka ankimuar vendimin e GJKKO-së të datës 30, që e la në arrest shtëpie, ndërsa kërkon një masë më të butë. Kujtojmë se dje për rreth 2 orë ish-kryeministri dëshmoi para prokurorëve Arben Krajës dhe Enkelejda Millonait.

 

 

Pas daljes nga SPAK, Berisha pohoi për mediat se ishte ai që i kishte marrë në pyetje prokurorët, ndërsa sulmoi ashpër qeverinë Rama dhe SPAK-un, si institucion i varur./O.S