“Do të shkoj tek mjeku për të kontrolluar plagën”/ Zhduket 33-vjeçarja shqiptare në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 33-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila sipas informacioneve quhet Emmanuela B., e cila ka një kartë identiteti greke, rezulton e zhdukur prej 1 jave në Greqi.

Ajo u zhduk në rrethana shumë të çuditshme në 17 janar, pasi deklaroi se do të shkonte në Pagni për t’i parë mjekët një plagë në këmbë, që kishte nevojë për ndërrim garze.

Ajo është zhdukur që atëherë, pavarësisht se dyshohet se kishte telefonuar familjen e saj më 21 janar dhe tha se do të kthehej atë mbrëmje.

Por ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, ku familjarët e saj nuk kanë kontaktuar me të deri më 23 janar.

Pas kësaj, babai i 33-vjeçares ka denoncuar të bijën si të zhdukur, raportojnë mediat greke.

Emmanuela duket se nuk e ka bërë më parë këtë gje dhe kjo sjellje shkakton shqetësim të fortë pasi pas telefonatës së fundit, celulari i saj mbetet i fikur.

Zhdukja e saj u denoncua në Drejtorinë e Sigurisë Irakleo./e.t

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV