Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtuar kriminale vendimin për të mos lënë të hynë në atdhe 50 shqiptarët që ndodhen në Kapshticë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se Kushtetuta e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar, ndaj apelon fort t’i jepet fund tragjedisë që sic thotë, po luhet prej 4 ditësh para syve tanë.
Postimi i Lulzim Bashës:
Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.
Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.
Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!/Fjala.al/