Kujdes, mund të jetë e rrezikshme! Mos i lani kurrë rrobat në 30-40 gradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius, do të mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj.

Bakteret e rrezikshme si Escherichia coli lehtë barten nëpërmjet rrobave, nëse i lajmë në temperatura më të ulëta. Ka mundësi që bakteret të qëndrojnë në rroba edhe pas larjes në temperatura nga 60 apo 90 gradë.
Edhe pse bakteri është banues normal në zorrët e njeriut dhe të kafshëve të shumta, llojet e caktuara mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe infeksione të zorrëve dhe mund të çojnë deri në forma të rënda të sëmundjeve me rezultat të mundshëm vdekjeprurës.

Bakteret në organizmin e njeriut jetojnë në temperaturë të trupit prej 37 gradësh, që do të thotë që do t’i vrasë vetëm temperatura më e lartë se kjo. Shumica besojnë që çarçafët mjafton të lahen një herë në muaj, edhe pse këshillohet që këllëfi i jastëkut të lahet çdo të pestën ditë, ndërkaq çarçafi pas dhjetë ditësh në temperatura më të larta se 60 gradësh.
Ndërkaq, ka disa mënyra efikase se si mund të lahen vetë rrobat e trasha në shtëpi pa qenë nevoja për t’i dërguar në lavanderi. Rregulli i artë është që të shikoni gjithnjë etiketat për të mbajtur sa më në formë rrobat tuaja.

Materialet delikate zakonisht kërkojnë larje të specializuar ndaj ky proces mund të bëhet i vështirë dhe bezdisshëm për këdo. Të lash me dorë është një ndër zgjidhjet më të sigurta dhe të mira për rrobat. Gjëja më e rëndësishme për këtë metodë është të mbani gjithnjë temperaturën e ujit konstante./E.Ç

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV