A ndikon vërtet magnezi në cilësinë e gjumit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse kërkoni, me siguri do të zbuloni se ka një ilaç për çdo problem, nga rënia e flokëve te pagjumësia. Prej vitesh është thënë, madje përmes studimeve të ndryshme se mundësia e të fjeturit gjumë në kohë apo “ngopja” me gjumë të mirë dhe cilësor është një problem që po cenon përditshmërinë dhe stilin e jetesës së shumë njerëzve kudo në botë.

Magnezi është vlerësuar njëherësh si një suplement shtesë që ndikon në cilësinë e gjumit duke e përmirësuar atë ndjeshëm. Por, a funksionon vërtetë?

“Magnezi është një mineral natyral që gjendet në trup dhe luan rol kyç në prodhimin e energjisë së trupit, sistemin kardiovaskular dhe sistemin nervor,” thotë Shelby Harris, psikologe klinike. Ndonëse ajo vë në dukje se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien midis gjumit dhe magnezit, ky suplement mund të ndihmojë në qetësimin e sistemit nervor, duke çuar në gjendje relaksi dhe reduktim të ankthit. Ky efekt qetësues ndikon për një gjumë më cilësor gjatë natës.

Përpos kësaj, mjekët thonë se magnezi përmirëson edhe gjendjen e përgjithshme fizike dhe mendore. “Jo vetëm që relakson muskujt, por nxit edhe rolin e një neurotransmetuesi thelbësor për krijimin e qetësisë në tru dhe trup,” thotë mjekja West Fox. Përveç kësaj, ndihmon në uljen e stresit dhe rregullimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili nëse nuk kontrollohet mund të sjellë probleme me gjumin dhe ritmin e shëndetshëm cirkadian (cikli gjumë-zgjim).

Cili është ndryshimi midis magnezit dhe melatoninës?

Ato të dyja janë plotësuese në mënyra të ndryshme. Ndërsa magnezi është një mineral që ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen për të fjetur, melatonina është një hormon që i sinjalizon trurit kur është koha për të fjetur. Kur përdoren së bashku, ato japin një efekt të fortë në përmirësimin e gjumit, reduktimin e simptomave të pagjumësisë etj.

Lexo edhe :  Pluhuri i proteinave: E ndihmon apo e rrezikon shëndetin?

Si ta përdorni magnezin?

Dritën jeshile të sasisë dhe mënyrës së përdorimi e merrni nga mjeku juaj. Në përgjithësi çdo suplement ka udhëzimet përkatëse të dozimit në kuti, ndërsa mjekët rekomandojnë rreth 400 deri në 420 miligramë për burrat dhe 310 deri në 320 miligramë për gratë, kjo e marrë një orë para gjumit./E.Ç

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV