Ndryshime në Ministrinë e Jashtme, zbulohet Konsulli që do të drejtojë Irida Laçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irida Laçi, drejtore e Departamentit për Evropën dhe Azinë Qendrore,  do të jetë Konsulle e re e Shqipërisë në Janinë. Diplomatja e lartë e Ministrisë së Jashtme është emëruar në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Janinë.

Burime bëjnë me dije se Laçi duhet të lërë selinë diplomatike në Tiranë dhe do të zëvendësojë në postin e ri Konsullin aktual, Eltjon Verleni.Këto ndryshime në Ministrinë e Jashtme vijnë në një periudhë të papritur, pasi Irida Laçi gëzonte respektin e diplomatëve dhe ambasadorëve të huaj që janë akredituar në Tiranë, të cilët nuk i kanë kursyer falenderimet dhe lëvdatat për punën me të.

“Irida Laçi jemi me fat që patëm një drejtore të tillë të përkushtuar dhe mendjemprehtë për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë! Ndikimi i Komunikatës së Përbashkët që ju na ndihmuat të hartonim mbi marrëdhëniet Britani-Shqipëri për kryeministrat tanë është një testament i vërtetë. Greqia po fiton një diplomat shumë profesionist të postuar nga Shqipëria”, shkruan ambasadori britanik Alastair King-Smith.

Edhe ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, nuk i kursen falenderimet për diplomaten e lartë shqiptare. Në një shënim publik, ajo shkruan:

“E dashur Irida, do të mungosh shumë. Ishte një nder dhe një kënaqësi e vërtetë të punoja me ju. Faleminderit për miqësinë dhe mençurinë tuaj. Ju uroj gjithë të mirat në detyrat tuaja të reja dhe me të vërtetë shpresoj t’ju takoj përsëri diku nëpër botë!”

Po ashtu, edhe vetë Irida Laçi ka nisur ditë më parë takimet me kolegët diplomatë dhe ambasadorë të vendeve mike të akredituar në Tiranë, duke i falenderuar ata për angazhimin për Shqipërinë dhe punën që kanë kryer së bashku, shkruan newsbomb.al.

Lexo edhe :  EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

Ajo flet katër gjuhë të huaja, Anglisht, Gjermanisht, Italisht dhe Frëngjisht dhe mban titullin “Doktor i Shkencave” në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE.

Të fundit

Miratohet vendimi i ri për punonjësit e policisë, zbardhen kriteret për kompensimet

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar sot vendimi për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për kompensimin...

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të...

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Lajme të tjera

Web TV