Një ngjarje e veçantë ka ndodhur ditën e sotme gjatë ndeshjes midis Konsencas dhe Empolit në Itali. Takimi u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, por kjo për shkak sepse Empolit nuk iu quajt një goditje në minutën e 83-të, gjë që ka ngritur shumë polemika në vendin fqinj.
Lojtari i Empolës, Samuele Riçi me një goditje të fortë nga jashtë zonës arriti që të kalonte vijën e portës, por kjo gjuajtje nuk u quajt nga gjyqtari. Nënë pretendimin që topi nuk e kishte kaluar vijën e portës,kur në fakt e vërteta ishte krejt e kundërt, Empoli doli i mundur nga ky takim.
Gabimi i gjyqtarit të ndeshjes i kushtoi shumë këtij klubi, i cili ishte shumë i pakënaqur në mbyllje të takimit. Ndeshja e sotme u kujtoi të gjithëve ngjarjen e Muntarit në vitin 2012 në takimin me Juventusin, ku topi kaloi vijën e portës, por goditja nuk u quajt gol./Përgatiti: Fjala.al/