101 punonjës të Bashkisë Shkodër largohen nga puna/ Beci: Merrnin rrogë pa punuar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë ka marrë formë struktura e re e Bashkisë Shkodër, e miratuar në këshillin bashkiak me 29 Dhjetor të vitit të kaluar. Struktura e cila mori vetëm votat e shumicës në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës, ka marrë formën e saj nga kjo e hënë.

Sipas burimeve pranë bashkisë Shkodër, bëhet me dije se janë 101 punonjës të larguar nga puna. Këto largime ishte vetë kryebashkiaku Benet Beci që i paralajmëroi pasditen e së dielës në një postim në rrjetet sociale ku shkroi se largimet nga puna janë bërë pas një kriteri të performacës së punonjësve që është bërë nga drejtorët respektivë të këtyre institucioneve.

Ai ndër të tjera deklaroi se “Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.

Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë. “ – shkroi Beci në rrjetin social facebook më 4 shkurt. 

Në bazë të projekt vendimit të miratuar në Këshillin e Bashkisë së Shkodrës, janë 101 punonjës që largohen nga puna pas ristrukturimit që i është bërë drejtorive të bashkisë së Shkodrës.

Në lidhje më këtë situatë ka reaguar edhe deputetja e Rithemelimit, Greta Bardeli, e cila në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së kryesisë së degës së Rithemelimit Shkodër, deklaroi se është në mbështetje të punonjësve të cilëve i është mohuar dinjiteti, ndërkohë që shtoi se mosbindja civile nis në Shkodër…

Lexo edhe :  I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

“Largimet nga puna janë të papranueshme. Shkarkimet të motivuara politikisht nga ushtari i kryeministrit të korrupsionit kriminal të inceneratorëve. Vendimi i Becit do të çohet në gjykatë dhe prokurori, si një shkelje e hapur e ligjit dhe e drejtave të njeriut.

PD është në krah të atyre që janë ndëshkuar politikisht. Nga sot, mosbindja civile do të nis në Shkodër.

Shkodra nuk do të pranojë nëpërkëmbjen. Ftojmë qytetarët në protestën e solidaritetit ndaj qytetarëve të hedhur në rrugë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit”, tha Bardeli dje (6 shkurt)

Një pjesë e punonjësve të larguar nga puna të cilët janë njoftuar të hënën, i janë drejtuar gjatë së martës dhe të mërkurës bashkisë Shkodër ku kërkojnë motivacionit të ndërprerjes së marrëdhënieve financiare të cilat hyjnë në fuqi në datën 1 Mars të këtij viti.

Mësohet se punonjësit e larguar nga puna janë kryesisht sanitare, roje dhe specialistë në drejtoritë e ristrukturuara të Bashkisë së Shkodrës./e.t

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV