Një studim i ri ka zbuluar një lidhje mes temperaturës së lartë të trupit dhe depresionit, duke dhënë një qartësi rreth mënyrave të reja për të menaxhuar këtë çrregullim. Studimi, i publikuar në Scientific Reports, tregon se ekziston një lidhje mes sëmundjeve të shëndetit mendor dhe depresionit.
Studiuesit nga universitetet në San Diego dhe San Francisco analizuan të dhënat te 20 mijë pjesëmarrës. Ata konstatuan se me theksimin e simptomave të depresionit, ndodh një rritje e temperaturës së trupit.
Pjesëmarrësit në studim raportuan temperaturën dhe simptomat e depresionit çdo ditë të jetës së tyre, ndërkohë që studimi zgjati 7 muaj dhe përfshiu të dhëna të njerëzve nga 106 vende të ndryshme të botës.
“Për njohuritë tona, ky është studimi më i madh që ekzaminon lidhjen midis temperaturës së trupit dhe depresionit. Kampioni gjeografik është goxha i gjerë, ndërsa eksperimenti mat ndryshimet në temperaturën e trupit sa herë një çrregullim mental ashpërsohet. Vlerat e temperaturës së trupit maten me aparate të posaçme,” thotë Ashley Mason, profesore e psikiatrisë në UCSF, Weill Institute for Neurosciences.
Disa studime të radhës, kanë zbuluar se përdorimi i vaskave të nxehta dhe saunave ndihmon në reduktimin e simptomave të depresionit, sepse potencialisht për shkak të nxitjes së trupit për t’u vetëftohur përmes djersitjes, këto metoda funksionojnë për të balancuar temperaturën e trupit.
Por, ngrohja e njerëzve mund të çojë në uljen e temperaturës së trupit që zgjat më shumë sesa thjesht ftohja përmes një dushi me ujë të ftohtë./E.Ç