Kompleks i ri edukimi në Cërrik,Manastirliu:Standarde të njëjta në arsimim për çdo fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Cërrikut, kanë investuar për ngritjen e një kompleksi të ri edukimi në Selvijas të Cërrikut, që do t’i shërbejë të gjitha niveleve të edukimit, që nga fëmijët e kopshteve, tek shkollimi.

Gjatë inspektimit në shkollën “Rushen Qevani”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë në dukje progresin e bërë në rikonstruksionin e këtij institucioni arsimor dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për komunitetin lokal dhe zonat përreth.

“Është një kënaqësi të shoh investimin që kemi nisur së bashku, për të ndërtuar një kampus të vogël të edukimit. Ky kampus, jo vetëm që do të ofrojë shërbime arsimore për nivelet ndryshme, por gjithashtu do të sigurojë ambiente sportive, të cilat nuk ekzistonin më parë. Përmes kësaj shkolle, synojmë të ofrojmë kushte të barabarta në arsimim për çdo fëmijë dhe të krijojmë një ambient cilësor për mësimdhënie,” tha Manastirliu.

Kjo shkollë do të shërbejë jo vetëm si një qendër arsimore, por edhe si një qendër komunitare, që mundëson përdorimin e infrastrukturës së re sportive për aktivitete të ndryshme.

Manastirliu shtoi se, përmes investimeve të tilla, Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të sigurojë një standard të njëjtë cilësor në të gjithë vendin, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike e shkollave.

“Kjo shkollë, që është në një njësi administrative të largët nga qendra e Cërrikut, sjell për komunitetin e banorëve dhe zonave përreth, një investim me standarde dhe kushte bashkëkohore dhe sigurisht krijon mundësi për një zhvillim të mëtejshëm edhe të komunitetit të mësuesve por edhe për një mbështetje edhe më të madhe të nxënësve, fëmijëve edhe të rinjve, sepse kjo shkollë do të hapë dyert edhe si qendër komunitare,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Lexo edhe :  Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Projekti i shkollës që përfundon brenda këtij viti, përfshin ndërtimin e një godine dykatëshe, krijimin e mjediseve sportive duke përfshirë një palestër dhe fushë sportive, si dhe një bibliotekë të pasur.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./O.S

Të fundit

Trajneri i Gjermanisë foli kundër Bayern? Del e vërteta: “Nëse dikush më telefonon…”

Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool. Kalimi...

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të qeverisë...

United zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri, Cunha firmos për 5 sezone

Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha. Nëpërmjet...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Ministri Hasani, vizita zyrtare në Qipro dhe Greqi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi. Më datë 2...

Lajme të tjera

Web TV