Grabitet dyqani i celulareve, policia 5000 euro shpërblim për kapjen e autorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pikë shitjesh celularësh, u grabit. Grabitja u shënua rreth orës 09:30 minuta të së premtes, në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.

Autori i kësaj grabitje ende nuk është mundur të identifikohet nga policia, për shkak se në fytyra mbante një maskë të zezë, ndërsa ishte i pajisur edhe me doreza.
Nën kërcënimin e një pistolete, atij i janë dashur 20 sekonda që të marrë 15 celularë të markave të ndryshme dhe më pas të largohet me vrap.

Gjatë momentit të grabitjes, autori nuk rezulton të ketë lënë gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit për identifikimin e tij.
Dyqani i celularëve ka qenë i pajisur me kamera sigurie ku kanë filmuar edhe momentin e grabitjes, ndërsa hetuesit kanë hapur disa kamera të tjera në kryqëzimet pranë zonës për të përcaktuar se nga është larguar autori.

Për kapjen e tij, policia e Tiranës, ka vënë një shpërblim 5 mijë euro për këdo që jep informacione të vlefshme./E.T

Të fundit

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Lajme të tjera

Web TV