Elvis Myrta, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë të nominuarit e kësaj radhe në “Big Brother VIP 3”. E siç ndodh zakonisht me banorët në nominim, mbrëmë ata janë vënë përballë pyetjeve të banorëve të tjerë.
Kur janë pyetur se cila është arsyeja se pse nuk duhet të eliminohen, gazetari i kronikës ka treguar se e vërteta është strategjia e tij dhe përfshirja në debate konstruktive.
Lisi shton se nëse del nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe ka biletë kthimi, do të ndryshojë lojën e tij në 360 gradë.
“Me thënë të drejtën nuk e kam pritur që të dilja në këtë nominim. Kisha dhe unë një strategji dhe ka qenë e vërteta. Në momentin që unë nuk jam goditur apo provokuar asnjëherë nuk kisha pse ngacmohesha kur Romeo bënte debate me Gazin.
Ju të gjithë nuk më njihni mua, por njihni njerëz që më njohin dhe nëse do t’ju rastisë të flisni do t’ju tregojnë që unë këtu në shtëpi jam si ai personi që jam jashtë. Unë nuk kam asnjë lloj meraku nëse dal.
I vetmi është mospërballja me ndonjërin nga ju për debate konstruktive si e shoh unë, mbase e kam gabim.
E kam thënë gjithmonë dhe e them që këtu është një lojë që secilit nga ne i përshtatet me karakterin që ka dhe jashtë. Nëse nesër marr biletë kthimi, ndryshimi do të jetë 360 gradë”, tha ai./ S.M