Gjykata turke miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata turke ka miratuarekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri. Vendimi u mor sot, pasi Dritan Rexhepi akuzohet për  rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Më 22 nëntor 2022, Shqipëria përcolli në Turqi kërkesën për ekstradimin e të konsideruarit ‘mbreti shqiptar i drogës’, pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023.

Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit ishte edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e kishte dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj.

Kush është Dritan Rexhepi

Rexhepi është një emër shumë i njohur i botës së krimit. Ai cilësohet si kapoja e kartelit që kontrollonte trafikun e drogës nga Ekuadori në Evropë.

Ai është skeduar nga disa shtete për aktivitetin e tij kriminal. Shqiptari, i cili është koka e kompanisë “Bello”, u kap në Ekuador me 278 kilogramë kokainë në vitin 2014 në një operacion të quajtur “Balcanes” dhe u dënua me 13 vite burg.

“Bossi” i drogës vuajti dënimin për disa vite, ndërsa aktivitetin e tij e kontrollonte nga burgu.

Rexhepi gjithashtu rezulton me skemë kriminale edhe në Belgjikë, Holandë, Spanjë, ndërsa është në kërkim edhe nga autoritetet italiane.

Krimet e Dritan Rexhepit

Autoritetet italiane e akuzojnë atë se ka urdhëruar të paktën dy vrasje gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Ndërsa në Shqipëri, Dritan Rexhepi, deri në vitin 2014, ishte në top listën e 10 më të kërkuarve nga Interpol Tirana.

Në Shqipëri ai është i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Policia shqiptare e ka cilësuar asokohe si vrasësin e parë me pagesë.

Lexo edhe :  Maturantët këshillohen për karrierën, nxënësit drejt profesioneve që sigurojnë punësimin

Gjithashtu, SPAK e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në 17 janar të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka humbur jetën.

Në Barcelonë të Spanjës ai akuzohet se realizoi grabitjen e një prej bankave më të mëdha, mbrëmjen kur gjithë tifozët gjendeshin në shesh duke festuar fitoren e “Champions Lige”-s nga ekipi i Barcelonës.

“Bossi” i drogës ishte arratisur disa herë nga burgu. Në vitin 2008, ai u arratis nga burgu i Pavias në Itali, me makinën e një të moshuare. Si pasojë, u shkarkua i gjithë personeli i burgut.

Ai i shpëtoi policisë nga duart edhe në Shqipëri. Ai u arrestua në vitin 2006 në hollin e një hoteli në Tiranë me dy pistoleta në brez, por me ndihmën e një punonjësi policie që i la derën hapur, u arratis nga komisariati i Durrësit.

Në tetor të vitit 2011, dy muaj pasi ishte vënë në pranga, ai u arratis nga burgu në Belgjikë, së bashku me një tjetër të dënuar. Për këtë arsye ai është cilësuar edhe si “mbreti” i arratisjeve./E.T

Të fundit

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të...

Kulla e Ali Hoxhës/ 200 vite histori, godina që sfidoi pushtuesit

Në fshatin Rrënzë të Malësisë së Krujës, mes gjelbërimit dhe rrugëve të ngushta, qëndron ende – ndonëse në gjendje të rrënuar – një kullë...

Spiropali, mesazh të ndjerë lamtumire Papa Françeskut: E ndrittë Drita e pambarueme!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka ndarë një mesazh lamtumire për Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në...

PD paguan 6 milionë dollarë për lobim në SHBA

Partia Demokratike e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë me kompaninë amerikane Continental Strategy, e cila drejtohet nga persona...

“Një qeveri nuk mund të qëndrojë 16 vjet”, Shehi: Vota e diasporës do jetë e emancipuar

Dashamir Shehi parashikon se vendi rrezikon të kthehet si Rusia apo Azerbajxhani nëse më 11 maj i jepet një tjetër mandat kryeministrit Edi Rama. Në...

Lajme të tjera

Web TV