IMT nis aksionin në Durrës për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka nisur një aksion të gjerë për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna nga bizneset dhe familjarët në zonën e plazhit.

Aksioni i inspektoriatit vendor ka nisur paraditen e sotme në Plepa dhe është përqendruar në të dy anët e rrugës “Pavarësia”, ndërsa do të shtrihet edhe përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë ditës së sotme u ndërhy në disa biznese në Plepa, të cilët kishin zënë trotuaret apo hapësirat e tjera publike me tenda, karrige, tavolina, vazo lulesh etj.

Burime pranë IMT-së, bëjnë të ditur se të gjitha bizneset, ku do të ndërhyhet, janë njoftuar paraprakisht dhe u është kërkuar t’i largojnë vetë objektet e vendosura pa leje dhe në mënyrë të kundraligjshme. Ky aksion është në vazhdën e masave që po merr bashkia Durrës për sezonin veror që po afron./E.T

Të fundit

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është...

Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët...

Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në moshën 53-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, Carles Minarro u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Barcelonës. Ai iu bashkua klubit në vitin...

KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë,ja si mund të verifikoni emrin tuaj

Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Nëse procesi i...

Media amerikane citon Linda Ramën: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit

“Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese...

Lajme të tjera

Web TV