Protesta/ Berisha ‘mban shpresat’ nga dritarja banesës: O burra të shpëtojmë Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha tha sonte se 20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori.

Berisha: Për ju, për ne, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë. 20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e dinjitetit tonë. Sot ne jemi njerëzit më të përçmuar të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë. Sot ne jemi njerëzit më të nëpërkëmbur. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë. Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një mobokraci, një diktaturë bande. 20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në piedestal dinjitetin tonë, është dita të ndahemi përgjithmonë nga tiranë të cilët përçmojnë dhe shkelmojnë dinjitetin dhe qenien tonë.

Nuk duhet të pranojmë këtë proces shkatërrimtar mbi qenien tonë kombëtare. 20 shkurti është dita, ‘o burra të shpëtojmë Shqipërinë’. 20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori.  20 shkurti është dita e guximit pra, është dita në të cilën ne duhet të ftojmë për mbi 1 milionë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria të përzënë nga kushtet e këtij regjimi. 20 shkurti është dita e të gjithë shqiptarëve që zotohen ti dalin zot kombit nga ky shkatërrim, si asnjë luftë tjetër./e.t

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV