Kështu mund ta zbulosh nëse ia vlen apo jo një lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ideja e një djali me të cilin do ndash krevatin, shumë vajza thonë se i bën të ndihen zbuluar dhe të ekspozuara emocionalisht. Arsyeja është e thjeshtë: Kur je në gjumë nuk ke kontroll mbi asgjë që ndodh me trupin, duke nisur nga e folura në gjumë teksa (mbase) je duke parë një ëndërr erotike, e deri te situata të tjera si gërrhima.

Si shembull për të mbështetur këtë teori, Vouge ka marrë shkëputur një paragraf nga libri i Milan Kundera “The Unbearable Lightness of Being”, ku një doktor shumë donzhuan largohet gjithmonë pasi bën seks nga krevati i çdo vajze.

Protagonisti që quhet Tomas, pasi (vetëm) fle me një vajzë të thjeshtë, del në konkluzionin se monogamia nuk është natyrale kur vjen puna te seksi, por është natyrale kur bëhet fjalë për të fjetur me dikë.

“Të bësh dashuri me një grua dhe të flesh me të janë dy gjëra të ndryshme, madje do të thoja, të kundërta. Dashuria nuk e manifeston veten me dëshirën për të bërë seks, por me dëshirën për të fjetur bashkë, që zakonisht vjen dhe i referohet vetëm një personi”, shkruan autori në libër.

Shkenca tregon se gjumi me dikë pranë që e ndjen të afërt lëshon një hormon, i quajtur oxytocin që ndihmon në gjumë më të mirë dhe largon stresin. Psikologët thonë se një përqafim teksa fle, apo afërsia fizike sikur vetëm më mbajtjen e duarve afër njëri-tjetrit, flet për marrëdhënien dhe luan rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e saj.

Ndaj, edhe nëse je në fillime apo në një marrëdhënie të gjatë në kohë, gjumi mbase mund të jetë faktori që do të tregojë a ia vlen ai raport apo jo. Besoji energjisë dhe intuitës./E.Ç

Të fundit

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1...

Çfarë është infarkti i stomakut, sëmundja e rrezikshme që pak e njohin

Çfarë është infarkti i stomakut? Ky lloj infarkti ndodh kur qarkullimi i gjakut në një pjesë të zorrëve bllokohet. Kjo mungesë e oksigjenit dhe lëndëve...

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve...

Lajme të tjera

Web TV