Me unazën e martesës në gisht, Chiara Ferragni mohon lajmet për ndarje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chiara Ferragni ka dhënë së fundmi një intervistë për “Corriere Della Sera” ku foli ndaj aludimeve se i ka dhënë fund marrrëdhënies me reperin Fedez.

E qeshur, me unazën e martesës në gisht dhe me shpresën se gjërat do bëhen më mirë, kështu u prezantua Ferragni nga gazetarët në intervistë.

Kur u pyet pse i ka kaluar fundjavat e fundit pa bashkëshortin ajo u përgjigj:

“Edhe herë të tjera nuk ka qenë aty. Por ka shumë raste që është. Gjithsesi, ai është bashëshorti im dhe sipas mendimit tim,në situata të vështira është më mirë që gjërat të mbeten mes çiftit”.

Ajo vijoi: “Kushdo mund të thotë çdo gjë për ne. Fundja, çdo gjë ne bëjmë përflitet. Për mua rëndësi ka të bëj gjënë e duhur duke i mbajtur problemet tona për vete”.

Mendohet se krisja mes dyshes ka ardhur që nga festivali i Sanremos së vitit të kaluar, kur Fedez u puth në skenë me artistin, Rosa Chemical, ndërsa nuk i dha vëmendjen e duhur partneres së tij që ishte bashkëprezantuese në festivalin e famshëm./E.Ç

Të fundit

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale,...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Lajme të tjera

Web TV