Deklaratat e Zelenskyt në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare, AFP: Kërkon municione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AFP i ka bërë jehonë vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Europa Juglindore.

“Zelensky ka kapërcyer globin javët e fundit për të mbledhur mbështetje për vendin e tij të rrethuar, ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përballen me një mungesë kritike municioni dhe luftojnë për të frenuar përparimet ushtarake të Rusisë në terren.

Udhëheqësi ukrainas mbërriti në Shqipëri të martën vonë dhe të mërkurën do të takohej në Tiranë me disa liderë nga i gjithë rajoni gjatë “Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore” – vizita e tij e parë në vendin ballkanik që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022″– raporton AFP.

Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës, por ka qëndruar kryesisht e heshtur në publik për furnizimin e Kievit me armë./O.S

Të fundit

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV