Vëllai i Princeshë Diana publikon foton e rrallë nga fëmijëria e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles Spencer, vëllai më i vogël i Princeshës Diana, ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto të rrallë dhe private nga fëmijëria e tij, ku shihet krah motrës së tij së bashku me nënën e tyre, të realizuar gati 60 vjet më parë.

“Nëna ime, Diana dhe unë, rreth 1967”, shkroi Earl Spencer përkrah fotos së publikuar. “Unë kam qenë rreth 3 vjeç, dhe Diana 5 ose 6. Më pëlqen sa i lumtur duket secili prej nesh”, tha 59-vjeçari.

Fotoja bardhezi tregon Princeshën e ardhshme të Uellsit – me të njëjtën buzëqeshje dhe qëndrim që disa vite më vonë do të magjepste botën. “Në këtë fazë të jetës sime, nëna ime më vuri pseudonimin “Buzz” – sepse ajo më shihte si energjinë e pafund të një blete mjaft të lumtur”, shtoi ai.

Spencer, daja e Princit William dhe Princit Harry, lindi në Londër në 1964 tre vjet pas Dianës.

“Diana dhe unë kishim dy motra më të mëdha që ishin larg në shkollë, kështu që ajo dhe unë ishim gjithmonë bashkë”, tha Spencer në një intervistë të vitit 2020 me “The Sunday Times”./E.Ç

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV