Çfarë ndodh me trurin tonë kur Instagram dhe Facebook ndalon së punuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instagrami nuk funksionon, as facebook-u. Jo më larg se dy ditë më parë, platformat gjigante të komunikimit patën një ndërprerje në të gjithë botën, duke lënë pa fjalë dhe pa punë shumë përdorues anembanë globit.

Por si u ndjetë kur e vutë re? Krizë e tmerrshme apo ndjenjë lirie?

Ndjenjat në këtë rast mund të jenë kontradiktore sepse përballemi me një fenomen që sjell reflektime të thella mbi mënyrën se si jetojmë. Me fjalë të tjera, gjatë orëve të bllokimit kuptojmë se pa këto mjete jemi të detyruar të jetojmë realitetin e së tashmes.

Por, doni të dini se çfarë ndodh me trurin kur rrjetet kryesore sociale pushojnë së funksionuari? Ja si e shpjegojnë ekspertët:

Reagimi i parë është alarmi

Do të përjetojmë alarmin. Vazhdojmë të përditësojmë aplikacionin Instagram por asgjë nuk ndodh. Fillojmë të pyesim veten nëse është telefoni ynë, WiFi i shtëpisë apo rrjeti celular që nuk funksionon. Mbyllim aplikacionin, çaktivizojmë Wifi-n, fikim dhe aktivizojmë sërish telefonin. Aty pyesim veten, si do komunikojmë tani? Me pak fjalë, alarmi po bie në trurin tonë, sepse ka diçka në jetën tonë të përditshme që ka ndaluar dhe që ne nuk dimë si ta zëvendësojmë.

Kriza e tërheqjes

Nëse koha e bllokimit të mediave sociale zgjatet, mund të përjetojmë simptoma të ngjashme me tërheqjen e drogës. Nervozizëm, acarim, humor të keq dhe ndjenjën e lidhur me mendimin për të humbur diçka. Ndihemi të shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe për këtë arsye të izoluar. Gjithmonë do jemi me mendjen se çfarë është duke ndodhur atje jashtë?

Pranimi dhe kërkimi i një zgjidhjeje

Bllokimi i përkohshëm i Instagram dhe Facebook mund të na bëjë të reflektojmë thellë mbi fuqinë që ata kanë në jetën tonë. Nga kriza fillestare kalojmë në një vizion dhe pranim të realitetit për atë që është, përfshirë defektet.

Lexo edhe :  Ky është çelësi i lumturisë, sipas psikologut të Harvard

Ndjenja e mirëqenies

Nëse rrjetet sociale kanë qenë jashtë përdorimit për një kohë të konsiderueshme dhe kemi shijuar jetën reale, do të na krijojë një ndjenjë mirëqenieje. Do të kuptojmë se perceptimi për të qenë i pranishëm me veten dhe për të shijuar realitetin dhe dashuritë, e tejkalon shumë nevojën për t’u lidhur online. Në fakt, kënaqësia e vërtetë vjen vetëm nga momentet e realitetit, ndaj kujdes nga iluzionet dixhitale./E.Ç

Të fundit

Netanyahu uron Trump: Ditë më të mira të aleancës tonë do të vijnë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, duke parashikuar se “ditët më...

“Nuk mund të fle, jam e trembur”, blogerja shfaqet mes lotësh pas mbylljes së TikTok

Alix Earle, blogerja dhe influencuesja amerikane, ka shprehur mërzitjen dhe shqetësimin e saj pas njoftimit për ndalimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara. Earle,...

Vendet me ndotjen më vdekjeprurëse të ajrit në Europë, ja ku renditet Shqipëria

Vdekjet nga ndotja e ajrit kanë rënë në Bashkimin Europian, por shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë në Bullgari, Poloni dhe Hungari. Ndotja e...

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve

Donald Tramp u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka qenë e gjatë. Mes tyre...

VIDEO/ Moment komik gjatë betimit të Trump, kapelja e Melanias pengon puthjen

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, por një video e bërë virale ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve,...

Lajme të tjera

Web TV