Në krah të artistëve botërorë, Noizy do të performojë në festivalin më të madh në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Noizy sapo i ka shtuar sukseseve të tij një tjetër arritje në karrierë, teksa tashmë do të performojë në një prej skenave më të rëndësishme në Evropë. Bëhet fjalë për “Openair Frauenfeld”, eventin të konsideruar si festivalin më të madh të muzikës hip-hop në kontinent dhe një ndër më të njohurit në botë, që mbahet në qytetin zvicerian të Frauenfeld nga 11 deri në 13 korrik.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga vetë reperi në Instagram-in e tij, Noizy do të performojë në skenë me artistë të kalibrit botëror, të paktën sa i takon muzikës rap, si 21 Savage, Playboi Carti, Gunna, Ice Spice, Offset, Nicki Minaj dhe Skepta. Mezi presim deri atëherë!

“Openair Frauenfeld” është një festival i përvitshëm dhe konsiderohet si një ndër eventet më të mëdha “open air” në Zvicër dhe në të gjithë Evropën, ndërsa organizohet që prej vitit 1985, por nuk ka qenë gjithnjë i dedikuar për muzikën hip hop.  Kështu, më parë ai quahej “Out in the Green Festival” dhe i dedikohej zhanrit rock dhe blues, ndërsa në vititn 2007 ndrroi emër dhe u bë vit pas viti skena e artistëve si Jay Z, Kanye West, Eminem, Snoop Dog, Kendrick Lamar, A$AP Rocky, Travis Scott apo 50 Cent. Publiku që merr pjesë në event, zakonisht i kalon 150 mijë njerëzit gjatë 3 ditëve koncert./O.S

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV