“Vdes për fëmijë”, Luiza Gega: Mezi pres të bëhem nënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atletja Luiza Gega, në një intervistë për emisionin “Jo Vetëm Modë”, ka treguar që mezi pret të bëhet nënë. Ajo u shpreh se “vdes për fëmijë”, por për momentin po shijon të motrave. Gega gjithashtu tha se nuk e mendon jetën e saj vetëm, ndërsa rrëfen se nëse nuk do të merrej me sport do të ishte bërë mama që në moshë të re.

Orinda Huta: Le të kthehemi pak tek familja. Si e ke menduar?

Luiza Gega: Unë vdes për fëmijë. Për momentin po shijoj të motrave. Edhe motrat e mia më thonë: “Kur të bëhesh nënë do ta kuptosh se çfarë do të thotë vërtetë”, edhe në fakt mezi e pres këtë pjesën. Nuk e mendoj veten vetëm dhe dua ta gjej sa më shpejt këtë pjesën.

Orinda Huta: Do ia marrësh vrapit, le të themi, me bebin tënd në të ardhmen?

Luiza Gega: Shiko, unë nuk jam edhe kaq e re po themi; ndoshta dhe jo shumë e vjetër, por që dhe jo shumë e re. Unë po mos të kisha këtë, do të doja shumë të isha bërë mami në kohë të re. Do doja patjetër një fëmijë dhe një motër ose një vëlla për të./E.Ç

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV