Moti i keq, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut.

Veliaj u ka kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë te aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

“Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje.

Ju lutem  , shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose  telefononi 112”, nënvizon Veliaj./O.S