Terrorizmi, sa shumë dëgjojmë dhe sa pak dimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Inva Hasanaliaj

Sa të njohur janë shqiptarët me terrorizmin dhe konceptet e tjera shoqëruese të këtij termi? Në një anketim me 37 pjesëmarrës  48% janë përgjigjur se kanë njohur të mira mbi terrorizmin 13.5% njohuri shumë të mira 35% pak dhe më pak se 10% nuk kishin fare njohuri.

Pjesa më e madhe  e të anketuarve e kishin dëgjuar termin terrorizëm për herë të parë pas shembjes së kullave binjake në SHBA. Por çfarë është terrorizmi si term në vetevete?

Terrorizmi është dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese me qëllim ndikimin e opinionit publik për të arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike.Nga këtu pastaj marrin kuptim edhe termat terrorist apo terrorizoj

Sipas Raportit të DASH vetëm një vit më parë rreziku i Shqipërisë nga terrorizmi shihet nga luftëtarët e huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria.Në dhjetor të vitit 2018 Shqipëria dëboi dy zyrtarë iranianë përfshirë ambasadorin iranian në përgjigje të një plani të sponsorizuarnga Irani për kryerjen e një sulmi terrorist në Shqipëri.

-Sa të sigurt ndihen shqiptarët në Shqipëri nga terrorizmi? Nga 37 personat e pyetur 40.5%  ndiheshin shumë të sigurt, 45.9% pak të sigurt ndërsa 13.5% aspak të sigurt.

Media dhe terrorizmi

Mënyra e informimit është një element kyç në njohjen  dhe perceptimin e terrorizmit por edhe frikës që shkakton në popullatë. Në lidhje me këtë do të citoja studiuesin M. Jetter i cili thekson se në planetin tonë “42 njerëz vdesin çdo ditë nga sulmet terroriste, krahasuar me 7,123 fëmijë që vdesin nga shkaqe që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me urinë” (“Media coverage of terrorism ‘leads to further violence’” The Guardian, 1 gusht, 2015).

Lexo edhe :  Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Edhe mediat shqiptare në tërësinë  e vet nuk janë treguar aq të kujdesshme për sa i përket mënyrës së përcjelljes së ngjarjeve që kanë lidhje me terrorizmin. Shpesh herë personat e përfshirë në të ekspozohen pa më të voglin kujdes duke e afruar edhe më shumë te audienca e cila për hirë të së vërtetës nuk mund të kontrollohet dhe këtu shpesh herë bëjnë pjesë edhe fëmijët.

Interneti është burimi kryesor ku pjesa më e madhe të anketuarve merrnin informacionet për terrorizmin kjo përbënte 73% të anketuarve. 18.9%  e merrnin informacionin përmes televizionit ndërsa pjesa që mbetej nga gazetat apo librat

Ajo çfarë vumë re në këtë anketim se krejt e kundërta ndodhte me besimin që ata kishin në këto burime. 51% e të anketuarve i besonin më tepër televizionit, 27% i besonin librave dhe 16.2% internetit.

Këto të dhëna janë një tregues i qartë sesi media sidomos ajo online duhet të krijojnë një lloj filtri profesional për sa i përket informacioneve të tilla.

Të fundit

Grabitet shtëpia e Michel Platini, 20 trofe zhduken nga vitrina e ish-kreu i UEFA-s

Michel Platini ka fituar tre trofe të "Topit të Artë" në vitet 1983, 1984 dhe 1985 me fanellën e...

Tradhtoi gruan/CEO ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit. Në një koncert të Coldplay në New York, ai u...

Aksionet e Ramës/ Kikia: Ligji mos zbatohet vetëm për fushatë, të kthehet në kulturë

Analisti Mentor Kikia foli lidhur me aksionet e Ramës në sigurinë ushqimore, ndërtimet si dhe në pushtetin vendor. Ai U shpreh se zbatimi i...

Nisin ditët më të nxehta të verës/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në disa qarqe, ndërsa maksimumi...

“Taksë për beqarët”/ Deklarata e kryeministrit nxit debate

Një deklaratë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinionin publik, pasi ai sugjeroi mundësinë e vendosjes së taksave...

Lajme të tjera

Web TV