Arsyet pse ndiheni gjithë kohës të lodhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse jeni gjithmonë të lodhur, nuk jeni vetëm! 40% e të rriturve në të gjithë botën thonë se lodhja si gjendje i pengon në aktivitetet e përditshme, kjo sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit.

Pra, pse kaq shumë njerëz ndihen të lodhur gjatë ditës?

Ja katër arsyet më kryesore:

#1 Zakonet e këqija të gjumit

Ndërsa ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të lidhet me shumë faktorë, gjithçka fillon me gjumin e duhur. Gjëja e parë që duhet vlerësuar kur ndërtoni zakone të shëndetshme të gjumit është orari. Gjithashtu, përmbushja e një cikli prej shtatë deri në tetë orë është një element kryesor që ndihmon që ju të ngopeni me gjumë dhe të keni pushuar cilësisht.

#2 Shqetësime nga stresi

Shumë njerëz kanë problem me fjetjen, ose zgjohen shpesh gjatë natës gjë që i bën të ndihen më të lodhur të nesërmen. Shkaku kryesor i shqetësimit gjatë natës për shumë njerëz duket se lidhet me ankthin ose stresin. Nuk është e pazakontë që sistemi nervor i njeriut të ketë nevojë për mbështetje shqisore ndaj depresionit, për të qenë në gjendje të kalojë natyrshëm këtë gjendje.

#3 Mungesa e vitaminave

Lodhja e vazhdueshme mund të shkaktohet edhe nga mungesa e lëndëve ushqyese thelbësore. Marrja e suplemente për të siguruar elementet më të rëndësishme që nuk merren nga ushqimet, por përmes vitaminave janë një qasje e nevojshme nëse nuk doni të ndjeni lodhje gjithë kohën.

#4 Drita blu gjatë natës

Përdorimi i teknologjisë para gjumit mund të ketë ndikim në cilësinë e gjumit. Disa pajisje, veçanërisht ato me ekrane që lëshojnë dritë blu, mund të jenë të dëmshme për gjumin tuaj, por kohët e fundit, teknologjitë duket se edhe mund të ndihmojnë në qetësimin e mendjes dhe relaksimin e zonave të tensionit në trup. Të gjitha këto më pas ndikojnë në një gjumë të mirë dhe cilësor dhe natyrshëm në energji të shtuar për ditën tjetër./E.Ç

Të fundit

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend të mbushur me hare, ngjyra...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Lajme të tjera

Web TV