INSTAT: 22% e të rinjve janë të papunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht kërkesave të tregut për punonjës, sërish papunësia tek të rinjtë është rritur. 22% e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç rezultuan të papunë në tremujorin e fundit të 2023-it. Kjo është përqindja më e lartë e 5 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ka një rritje me 0.6%.

“Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues që Shqipëria po përballet prej shumë vitesh, nuk po e mund dot sfidën për ta reduktuar atë nën 20%. Niveli është shumë më i lartë se në Ballkan ku është 13-14% dhe shumë e lartë se në BE, ku është 7-8%.”

Për këtë fenomen, eksperti i punësimit, Erion Muça rendit disa faktorë.

“Lidhen me informalitetin e punës, edhe pse mund të punojnë online ende nuk reflektojnë në Shqipëri si të punësuar, një pjesë e tyre preferojnë të mbeten të papunë sepse oferta për punë në Shqipëri nuk ëshë dinjitoze dhe në përputhje me formimin dhe investimin që kanë bërë.”

Megjithatë, ajo që vihet re është ulja e ndjeshme e të rinjve të papunë të dekurajuar, nga 8% në 1.4%.

Për uljen e papunësisë, por edhe frenimin e largimit të të rinjve, qeveria ka nisur vjet pilotimin e skemës së garancisë rinore në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Sipas kësaj skeme, brenda 4 muajve nga aplikimi në e-albania për punë, të rinjtë do të marrin një ofertë pune, apo formim profesional.

Sa i përket shkallës së përgjithshme të papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në tremujorin e katërt të vitit 2023 rezulton të jetë 10.7%. Në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një ulje të lehtë. Gjatë kësaj periudhe rënia më e madhe vjetore e punësimit vërehet në bujqësi, e pasuar nga sektori i industrisë./O.S

Të fundit

Krimet elektorale, PD “heton” dumanin në shtator, Berisha tregon planin

Në derën e prokurorisë së posaçme Sali Berisha bëri të ditur edhe aksionin e parë të opozitës në Kuvend...

“Zgjedhjet ishin farsë”, Bardhi: Vëzhguesit në Fier kanë votuar në emër të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një video denoncuese nga një qendër votimi në Fier në zgjedhjet e 11 majit, ku...

“Doja të bëhesha mjeke”/ Realiteti i hidhur për vajzat afgane nën sundimin e talebanëve

“Dua të bëhem mjeke, por kur talebanët erdhën në pushtet, të gjitha dyert e shkollave u mbyllën,” rrëfen një vajzë adoleshente që ndjek mësimet...

Stuhia Floris ‘mbërthen’ Skocinë dhe Anglinë/ Koas në qarkullim, pezullohen fluturimet

Stuhia Floris ka paralizuar Skocinë, duke shkaktuar kaos në transport dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve. Autoritetet kanë lëshuar disa paralajmërime dhe u...

Dimri arktik mund të mos ekzistojë më!

Një punim i ri i botuar në Nature Communications nga James Bradley, profesor i shkencave mjedisore në Universitetin Queen Mary të Londrës, raporton një ndryshim dramatik dhe...

Lajme të tjera

Web TV