Rriten sërish aksidentet, INSTAT: Në shkurt 22.7% më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda një muaji në vend u shënuan 108 aksidente rrugore. Shkaqet janë sjellja e drejtuesve të mjeteve, rrugët jashtë standardeve dhe mungesa e sinjalistikave.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç.

Kryeqyteti ka numrin më të lartë të personave të vrarë e të plagosur. Në shkurt në kryeqytet janë aksidentuar 56 persona. Më pas renditet Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërkohë në një analizë të bërë për aksidentet e shënuara sipas ditëve të javës e premtja rezulton dita me fatalitetet më të mëdha ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë.

Si hark kohor aksidentet janë shënuar në masë më të madhe gjatë paradites duke zënë 25 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e dytë të vitit aksidentet ishin me një rritje 22.7 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Ndërkohë për të dy muajt janar dhe shkurt janë shënuar 270 aksidente me një rritje prej 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it./O.S

Të fundit

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese...

Debatet/ Rama: Nuk do të preket SPAK, opozita: Rezolutë e panevojshme

Kryeministri Edi Rama mbrojti rezolutën antikorrupsion në Parlament dhe qendroi gjatë votimit në seancë. Ai tha se komisioni i posaçëm hetimor nuk do të...

PS pro rezolutës antikorrupsion, opozita “abstenon” me largim

Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi dje rezolutën antikorrupsion të propozuar nga qeveria. Çfarë synon rezoluta dhe dyshimet e...

Sot protesta e opozitës para Bashkisë, policia me plan masash: Rrugët që do të bllokohen

Opozita dhe “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” mbajnë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Duke marrë shkas nga tubimi, Policia e Shtetit...

Rama flet hapur për “Financial Times”: Marrëveshja me Italinë për emigrantët, unike!

“Marrëveshja për emigrantët është unike dhe bazohet mbi miqësinë e thellë mes dy vendeve”. Deklarata bëhet nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për...

Lajme të tjera

Web TV