Sharon Stone tregon producentin që e vuri nën presion për të kryer marrëdhënie në film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja e njohur Sharon Stone më në fund zbuloi emrin e producentit që i bëri presion asaj të kryente marrëdhënie seksuale me një tjetër aktor, në përpjekje për të pasur një performancë më të mirë në film. Ylli i “Basic Instinct” zbuloi se Robert Evans donte që ajo të ishte më intime me Billy Baldwin teksa ata filmonin “Sliver” të 1993.

“Më thirri në zyrën e tij. Ai kishte këto kolltukë shumë të ulët të viteve ’70, ’80, kështu që unë në thelb isha ulur në dysheme, në vend që të isha në xhirime,” tha Stone në podkastin “Louis Theroux”.

“Dhe ai më shpjegoi se ai ka fjetur me Ava Gardner dhe unë duhet të fle me Billy Baldwin, sepse nëse do të flija me Billyn, performanca e tij do të përmirësohej dhe ne kishim nevojë që ai të bëhej më mirë në film sepse ky ishte problemi.”

Stone, tani 66 vjeç, tha se Evans besonte se fjetja me Baldwin do t’i jepte çiftit një “kimi në ekran” më të mirë, gjë që do ta shpëtonte filmin. Ylli i “Casino” pranoi se ishte e frustruar që producentët e filmit nuk i kishin dëgjuar sugjerimet e saj. Stone së pari ndau situatën e pakëndshme në kujtimet e saj të vitit 2021, “Bukuria e të jetuarit dy herë”, por nuk përmendi emrin e Evans ose Baldwin në atë kohë.

Stone vuri në dukje se “Sliver” fitoi 280 milionë dollarë, pavarësisht se u konsiderua një dështim i madh. Evans vdiq në vitin 2019 në moshën 89-vjeçare./E.Ç

Të fundit

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Tronditet CDU/CSU, AFD arrin nivelin rekord në sondazhe

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe i bërë publik nga media gjermane, Die Welt, paraqet një pamje të zymtë për qeverinë...

Lajme të tjera

Web TV