Nëse vuani nga anemia ja arsyet se pse duhet të konsumoni mandarina…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit, si në brendësi të frytit dhe në lëkurë.

Mandarina përmban vitamina A,B,C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Është një fryt tretës, freskues dhe me lëngun e tij mund të bëhet një limonadë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve.

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë.

Ajo vazhdon për rreth 1 muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina, ose edhe më shumë. Për këtë kurë rekomandohet konsumimi i tyre për 50 ditë. 5 kokrra esëll, 4-5 kokrra në drekë, 3 kokrra pasdite dhe 2 kokrra para gjumit.

Mandarinat favorizojnë funksionimin e duhur të trupit, metabolizmin dhe ndihmojnë në dekompozimin dhe thithjen e ushqyesve duke tonifikuar mëlçinë, stomakun dhe zorrët.

Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues.

Ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike dhe të padëshirueshme nga trupi, të tilla si acidi i urinës, kripërat shtesë, ndotësit dhe ujë./   S.M

Të fundit

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lajme të tjera

Web TV