Presidenti kinez: Kujdes, rrezikohemi nga një valë e dytë e koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti kinez Xi Jinping, ka paralajmëruar rrezikun e përhapjes së një vale të dytë të infektimev në vend, teksa pandemia globale e Covid-19 vazhdon që të përhapet, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Në një takim të Partisë Komuniste Kineze të mërkurën, që kishte për qëllim ndërmarrjen e vendimve të rëndësishme, në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, Xi tha se mes presioneve në rritje të ekonomive globale, se po shtohen “faktorët e paqëndrueshmërisë

dhe të pasigurisë” në vend.

Përhapja e koronavirusit në Kinë duket se është vënë nën kontroll, megjithëse ka pasur disa raste të reja lokale te të infektuarve dhe vdekje të njoftuara javët e fundit. Të mërkurën, epiqendra e shpërthimit, Vuhani, hoqi përfundimisht masat e izolimit.

“Kina do të përballet me vështirësi dhe sfida të reja për ringritjn pas pandemisë, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe në atë shoqëror”- citohet të ketë thënë Xi nga agjencia “Xinhua”. Xi u bëri thirrje autoriteteve kineze që të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë, dhe të parandalojnë ripërhapjen e infekionit, raportoi më tej Xinhua.

Provinca Henan në Kinën qendrore ka marrë masa drastike, duke shkuar drejt një mbyllje totale, ku autoritetet po përpiqen të parandalojnë një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit, mes dilemës për të ringjallur ekonominë.

Masat të ngjashme u vendosën të martën edhe në qarkun Jia, në afërsi të qytetit Pingdingshan, prej afro 600.000 banorësh, të cilëve iu kërkua që të qëndronin në shtëpi, sipas një urdhri zyrtar nga autoritetet lokale.

Sipas urdhrit banorët duhet të kenë leje të veçanta për të dalë nga shtëpitë e tyre, nuk duhet të kenë temperature të lartë, dhe duhet të vendosin maska ​​në fytyrë. Edhe pse Henani ndodhet në veri të provincës Hubei, ku fillimisht u raportua përhapja e koronavirusit, të mërkurën u raportua se atje kishte shumë pacientë të infektuar me koronavirus.

Lexo edhe :  Revista britanike “Saga”: Shqipëria mes destinacioneve kryesore turistike në 2025-n

S.T

Të fundit

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje,...

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Lajme të tjera

Web TV