‘Çmenden burrat’, futen në dyqan dhe prekin ushqimet pasi kishin lëpirë duart

Dy burra të papërgjegjshëm të cilët pasi kanë lëpirë duart i kanë fshirë te produktet ushqimore në një supermarket, po kërkohen nga policia.

Dyshja u futën në supermarketin ‘Lancaster Road’ në qytetin Lancashire, të shtunën pasdite.

Pas këtij veprimi, stafi u detyrua të dezinfektojë plotësisht supermarketin dhe të shkatërronte produktet, sipas një raportimi të policisë.

Policia ka shpërndarë imazhet e dy burrave dhe bëri apel për informacion.

Inspektori James Martin, e përshkroi incidentin “jashtëzakonisht të përbuzshëm”.

Ai tha: Nuk është normale që dikush mund të mendojë se kjo lloj sjellje është e përshtatshme ose zbavitëse, sidomos në këtë periudhë.

Në këtë kohë krize kur shumë qytetarë po përballen dhe me mungesë produktesh, ky veprim është i patolerueshëm.

Inspektori Martin i bëri thirrje burrave që të dorëzohen duke shtuar: Ju me siguri duhet ta dini se ajo që keni bërë është e gabuar./Fjala.al/Burimi:BBC