Covid-19/ Mijëra të vdekur në SHBA, mes tyre dhe shqiptarë

Në SHBA kanë humbur jetën mijëra persona si pasojë e koronavirusit.

Mes viktimave është dhe 86-vjeçari, Jani Depo me origjinë nga Sinica e Devollit.

86 vjeçari ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe nuk ka mundur dot ti bëjë ballë.

Mësohet se prej gati 20 vitesh Depo jetonte në Çikago, me familjen.

SHBA pa dyshim tashmë është vendi më i prekur nga koronavirusi. Shifrat e raportuara janë vërtet alarmante.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1399 njerëz, me një total prej 14.240 viktimash.

Në SHBA numërohen gjithsej 418.559 të infektuar dhe është shteti me më shumë të infektuar në botë.