Më e fortë se historitë e dashurisë,  rigjen 16 mijë eurot e humbura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatkeqësitë në jetë janë më të ndryshmet por asnjë nuk ka parë fatkeqësi më të madhe se dikush që gjen  një thes me para dhe ja rikthen të zotit. Me siguri këtë mendim kanë ndarë  edhe policët e turitnit që morën denoncimin se dikujt i kishin humbur 16 mijë euro. Megjithatë policëve ju ka dalë nami për budallenj dhe nuk janë adeptët për të dhënë këshilla të shëndosha.

Ishte pikërisht një burrë 63 vjeçar në Gjermani të cilit i humbi çanta me para por melankolia dhe sytë e përlotur të tij zgjatën pak. Ai i kishte harruar çantën e shpinës nën një pemë për arsye që as zoti vetë nuk arrin t’i kuptojë.

Gjetësi i parave ishte një 51-vjeçar , i cili me siguri ka patur probleme të rënda me shëndetin mendor.

Pas denoncimit të tij në polici u desh pak kohë që të bëhej bashkimi i ëmbël mes pronarit dhe çantës së shpinës. Sa romantike! Momente kaq të ëmbla ndodhin rrallë. Më saktë duhet të kesh shumë fat që të ndodhin.

Idiotësia e gjetësit nuk mbaroi këtu, pasi ai refuzoi tarifën e gjetësit si shpërblim për kthimin e çantës.  Sipas medieve lokale, në Gjermani, kushdo që kthen një objekt të gjetur ka të drejtë të marrë tarifën e gjetësit bazuar në vlerën e sendit.

Gjithsesi gjetësi nuk është shembull i mirë për t’u ndjekur, mos u influenconi./Fjala.al

 

Të fundit

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Lajme të tjera

Web TV