Zërat se ka një lidhje me princin William: Reagon Rose Hanbury

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lady Rose Hanbury ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet për një lidhje jashtëmartesore me Princin William. Ajo, përmes avokatëve të saj, ka përgënjeshtruar thashethemet duke deklaruar se “këto supozime janë krejtësisht të pavërteta”.

Që prej mungesës në publik të Middleton, thashethemet për lidhjen e Hunbury me William kanë nisur të rishfaqen. Për hërë të parë, zërat rreth kësaj marrëdhënieje nisën në prill të vitit 2019 kur thuhej se William dhe Rose kishin krijuar një lidhje sekrete, madje thuhej se Kate e dinte ndaj publikisht, dukej e largët me bashkëshortin e saj.

Emri i Rose ka nisur sërish të jetë prezent, sidomos pas monologut të Stephen Colbert në “The Late Show”, ku ai u shpreh: “Ndërkohë që po flisnim për këtë dje, mbretëria po përballet me zhdukjen e Kate Middleton. Tani interneti po e lidh zhdukjen e saj me tradhtinë që mund të ketë bërë burri i saj dhe mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”, tha Colbert, duke shtuar: “Mendojmë se të gjithë e dimë se kush është kjo grua: Rose Hanbury. Ka pasur thashetheme se ata janë të lidhur që prej vitit 2019.

Sipas mediave, Kate është përballur me William për këtë çështje dhe ai thjesht ka qeshur dhe ka thënë që asgjë s’është e vërtetë. “Haha” është gjithnjë një përgjigje e mirë kur gruaja të akuzon për tradhti”, tha Colbert.

Për ata që nuk e dinë, Rose është 39 vjeç dhe ka qenë modele. Emri i saj i plotë është Sarah Rose Cholmondeley dhe ka tre fëmijë me bashkëshortin, David. Rose ka punuar më parë pranë Michael Andrew Gove, anëtar i parlamentit dhe tanimë Sekretari i Shtetit për Komunikimin. Sipas The Indipendent, Rose menaxhon pronat e të shoqit.

Lexo edhe :  Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Rose ka një lidhje të gjatë me mbretërinë dhe thuhet se gjyshja e saj, Lady Elizabeth Lambart, ka qenë një prej shoqërueseve të mbretëreshës Elizabeth, kur ajo u martua me princin Philip në vitin 1947. Sa i përket tradhtisë së supozuar, nuk ka mjaftueshëm prova, por kjo s’e ka ndaluar internetin të ketë teoritë e veta./E.Ç

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV