Si kurrë më parë, Pashkët e gjejnë Romën dhe Vatikanin të boshatisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo ka qenë zakonisht periudha më e zënë e vitit për Qytetin e Përjetshëm. Por, për herë të parë në historinë e saj, Roma dhe Vatikani janë të shkretë gjatë Javës së Shenjtë për shkak të frikës nga koronavirusi. Siç njofton për Zërin e Amerikës, Sabina Castelfranco, mijëra pelegrinët e zakonshëm nuk gjenden më në Romë.

Nuk ka fare trafik. Sheshet janë bosh dhe nuk ka turistë. Kjo është java e shenjtë në Romë për këtë vit. Qyteti i Përjetshëm shfaqet siç nuk do ta kishte imagjinuar dot askush, në një gjendje të pabesueshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Koha duket sikur është ndalur në vendet e famshme të Romës, tek shatërvani Trevi apo tek Koloseu, ku dikur gëlonin njerëzit.

Kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi, thotë se Roma është e shkretuar dhe se banorët po i respektojnë me seriozitet rregullat e reja të jetesës për të ndalur përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Të Dielën e Palmave, e cila shënon fillimin e Javës së Shenjtë, Papa Françesku i vetmuar iu drejtua besimtarëve në mbarë botën, nga Bazilika e Shën Pjetrit e boshatisur.

“Tragjedia që po përjetojmë këto ditë, na detyron të marrim seriozisht gjërat që janë serioze dhe të mos kapemi pas gjërave që kanë më pak rëndësi; të rizbulojmë se jeta nuk ka asnjë rëndësi nëse nuk e përdorim për t’iu shërbyer të tjerëve”, u shpreh Papa Françesku.

E tillë është pra E Diela e Palmave këtë vit në Romë. Në një vit normal, siç ishte p.sh. në 2019-tën, mijëra njerëz mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit për të valëvitur degë palmash dhe për të dëgjuar fjalën e Papës.

Këtë vit, të gjitha ceremonitë e Javës së Shenjtë, po mbahen pas dyerve të mbyllura në Bazilikën e Shën Pjetrit, me përjashtim të ceremonisë së Udhës së Kryqit (Via Crucis). Momenti solemn që rrëfen vdekjen e Jezusit në kryq do të mbahet mbrëmjen e së premtes në Sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit.

Lexo edhe :  A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre? Jo.

Udha e Kryqit është zakonisht një procesion i ndriçuar nga qirinjtë që zhvillohet në Koloseun madhështor dhe që ndiqet nga dhjetëra mijëra besimtarë.

Në një mesazh të jashtëzakonshëm drejtuar botës (Urbi et Orbi), Papa Françesku tha se “kuptuam që gjendemi në të njëjtën varkë, të gjithë të prekshëm dhe të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të nevojshëm; të gjithë të thirrur për të vozitur së bashku, ndërsa secili prej nesh qetëson tjetrin”.

Të dielën, sytë dhe shpresa do të kthehen drejt Sheshit të zbrazur të Shën Pjetrit, nga ku Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve./voa

Të fundit

Protesta e opozitës para bashkisë/ Demokratët përplasen me qytetarët e bllokuar në makina

Është shënuar me incidente protesta e radhës e mbështetësve të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës. Disa nga qytetarët e bllokuar...

“Me Veliajn jemi miq,po rrëmoni në vendin e gabuar”/Balluku rrëfen marrëdhëniet me …

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me kryebashkiakun e Tiranës, Erion...

Berisha akuzoi Pandeli Majkon se ra në përgjimet e SHISHSPAK zbulon nëse po hetohet

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka deklaruar se nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të Pandeli Majkos, pas akuzave të kreut...

Vrasja e Artan Kajas në Itali/ Bashkëatdhetari dorëzohet dhe pranon krimin në polici

Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori. Ka qenë vetë...

Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj “Sy më sy” një komentuesi në rrjetet sociale nëse “mund të kenë lehtësira qytetarët të cilët individualisht do të vendosnin panele diellore...

Lajme të tjera

Web TV