“Lindi fëmija dhe pastaj u ndamë me partnerin”, Sara Karaj në një rrëfim për jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Karaj ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj personale, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”.

Ajo ka treguar se ka emigruar shumë e vogël në Londër, por pavarësisht kësaj i kanë ruajtur traditat.
“Prindërit e mi vendosën që të shkonim në Londër për një jetë më të mirë. Jam shumë e lumtur dhe krenare për të që na sollën në Londër. Pavarësisht se jemi rritur andej i kemi ruajtur traditat. Gatimet tradicionale kryesisht”, tha ajo.

Sara Karaj ndër të tjera ka folur edhe për partnerin e saj me të cilin është ndarë. Ai është edhe babi i vajzës. Ish-banorja është shprehur se ka marrë fund për shkak të disa keqkuptimeve në çift.

“Vajza ime është rritur me plot dashuri. Jemi çdo ditë me njëri-tjetrin, se jetojmë në një lagje me familjarët. Me babain e saj unë jam njohur, kam ndenjur tre-katër vite me të, është shqiptar. Ka marrëdhënie të mira me vajzën, por ne nuk jemi bashkë. Jemi njohur nga një kushëri i largët i përbashkët, që ai e kishte shok. Kemi dalë për kafe dhe aty mi kishte ngjitur sytë. Ka thënë kjo do të jetë nusja ime. Ishte dashuri me shikim të parë. Nuk kemi bërë dasëm.
Kemi pasur bashkëjetesë dhe fejesë. Dasëm nuk bëmë se ra kovidi, lindi fëmija, pastaj ndarja dhe nuk bëmë, por nuk më ka ngelur merak që nuk e kam bërë. Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera. Ka qenë një vendim i përbashkët”, u shpreh Sara Karaj./E.Ç

Të fundit

“Katastrofa në Los Angeles, shtyhet sërish shpallja e nominimeve për Oscar”

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar se ka shtyrë për herë të dytë shpalljen e nominimeve...

Të paktën 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minas Gerais të Brazilit, raporton BBC. Këto rrëshqitje janë shkaktuar...

Rëndohet bilanci në Palestinë, mbi 5.000 të vrarë që nga 5 tetori

Të paktën 5.000 palestinezë janë vrarë dhe zhdukur në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Gazën veriore që nga 5 tetori”, raportojnë autoritetet lokale. “Rreth...

Ja ushqimet që duhet të konsumoni nëse jemi me grip apo ftohje

Dihet se vitamina C është “arma” e vitaminës kundër ftohjes. Por përveç portokalleve dhe agrumeve që janë burimet kryesore të tij, ka edhe 5...

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen...

Lajme të tjera

Web TV