Pozitivë me COVID dy liderat e partive maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Miskoski

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin, Covid-19 dy liderët e partive poltike maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Miskoski, lajmin e ka konfirmuar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Bëhet me dije se dy liderat e parive janë infektuar pasi kanë pasur kontakte me një gazetar të infektuar.

Ish kryeministri Zaev ka bërë me dije përmes një postimi në ‘Facebook’, se ka rezultuar pozitiv, por nuk ka simptoma dhe se është karantinuar në shtëpinë e tij në Strumicë. Gjithashtu ai tregoi se pavarësisht se kishte marrë masa mbrojtëse gjatë intervistimit me gazetarin është testuar pozitiv.

Do të doja të informoj se gjatë javës së kaluar kisha një TV intervistë me gazetarin për të cilin u konfirmua se është pozitiv me Covid 19. Edhe pse gjatë intervistës kemi ndërmarë të gjitha masat mbrojtëse sikur mos pasje kontakte dhe mbajtjen e distancës, në përputhje me të gjitha protokolet, nga sot jam në vetizolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma, sot u testova për praninë e virusit dhe rezultatet i pres gjatë ditës, me çka do të konfirmohen të gjitha hapat e mëtutjeshme”, shkroi Zaev.

Të fundit

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Lajme të tjera

Web TV