Video e rëndë/ Dyshohet se është autori i sulmit terrorist, “masakrohet”, i riu në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e rëndë është publikuar nga mediat e huaja, ku tregohet se disa ushtarë rusë dhunojnë një person, i cili dyshohet se është një nga autorët e dyshuar të sulmit të Moskë.

Rojet kufitare ruse dhe agjentët e FSB-së shihen teksa i bërtasin dhe e godasin personin që dyshohet se është Saidakrami Murodalii Rachabalizoda pasi e ndoqën atë nëpër pyje të dendura. Rachabalizoda dyshohet se është një nga katër terroristët e ISIS që u akuzuan se morën pjesë në sulmin që la 133 viktima në sallën e koncertit në Moskë.

Terroristët dyshohet se u torturuan nga shërbimet ruse të sigurisë pas sulmit vdekjeprurës. Dyshohet se të riut i ëhstë prerë dhe veshi, pasi Rachabalizoda u pa dje në gjykatë me shenja dhune në fytyrë dhe një fashë masive mbi veshin e djathtë.

ISIS mori dy herë përgjegjësinë për sulmin gjatë fundjavës, së pari postoi një selfie të bërë nga katër burrat, të cilët janë të gjithë shtetas rusë, përpara një flamuri të ISIS përpara se të postonte një video selfie 90 sekondash të sulmit shkatërrues nga terroristët./O.S

Të fundit

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Gjendet një person i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë në Tiranë. Policia bën me dije se qytetari është konstatuar pa shenja jete në zonën e Alliasit. “Rreth orës...

Tërmet i fortë në Selanik, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua...

Lajme të tjera

Web TV