Sulm terrorist?! Shkon në 6 numri i viktimave në Sideni, autoritetet zbardhin ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Sidneit është ende në gjendje shoku pas incidentit të përgjakshëm që ndodhi mesditën e sotme në qendrën tregtare, ku një 40-vjeçar sulmoi njerëzit që ndodheshin aty duke i qëlluar me thikë.

Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 6, pasi pesë prej viktimave vdiqën direkt në vendngjarja dhe një 38-vjeçare vdiq pak më vonë në spital, duke u përpjekur të mbronte foshnjën e saj 9-muajshe nga 40 vjeçari.

Sipas përditësimit të fundit nga Policia dhe me hetimet në vazhdim, nuk ka asnjë provë që vërteton se sulmuesi, i cili kishte veshur një bluzë bejsbolli të gjelbër dhe pantallona të shkurtra jeshile, kishte motive terroriste apo ideologji radikale. Autori , i cili veproi i vetëm, u vra nga policia në vendin e krimit.

“Ky nuk është një incident terrorist. Jemi të bindur se nuk ka rrezik të vazhdueshëm. Nëse ai është personi që ne besojmë, atëherë ai nuk ka asnjë fanatizëm. Me fjalë të tjera, nuk është një incident terrorist” , tha zëdhënësja e Policisë, duke theksuar se është ende herët për të komentuar gjendjen e tij psikologjike./O.S

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV