Rendi i lindjes tregon se me kë duhet të martohesh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E kishe menduar ndonjëherë se rendi i lindjes mund të ndikojë në martesën tënde? Edhe nëse nuk të ka shkuar në mendje, psikologët e kanë analizuar dhe studiuar për ty. Sepse një pjesë e tyre besojnë se rendi i lindjes ndikon në marrëdhënien tënde me burrin/gruan që zgjedh të ndash jetën.

Sipas psikologut Kevin Leman, që ka shkruar “The new birth order book: Why you are the way you are”, rendi i lindjes ndikon në një marrëdhënie të shëndetshme. Leman ka dalë në këtë konkluzion duke iu referuar një studimi të publikuar në “The Journal of Marriage and Family” ku analizohet marrëdhënia e 236 biznesmenëve dhe partnerëve të tyre duke u bazuar në rendin e lindjes dhe kombinimin e tyre.

Sipas studimeve, nëse je fëmija i parë ose i mesëm, duhet të martohesh me dikë që është fëmija i vogël. Ndërsa nëse je fëmija më i vogël, duhet të martohesh me fëmijën e madh.

Sipas Walter Toman, profesor në Universitetin e Erlangen-Nuremberg, i cili bëri një studim mbi 3000 familje në Gjermani, gjasat janë që një martesë të jetë më e suksesshme kur i linduri i parë martohet më të fundit.

Sipas tij, të kundërtat tërhiqen, sepse fëmijët që lindin të parët kanë tendencën të drejtojnë marrëdhëniet dhe janë ata që mësojnë më të vegjëlit për organizmin dhe shumicën e gjërave të tjera. Ndërsa fëmija më i vogël që në këtë rast do ishte partneri, i kujton të madhit se jeta nuk duhet marrë shumë seriozisht. Po i njëjti studim mbështet idenë se i linduri i fundit duhet të jetë burri, ndërsa e lindura e parë duhet të jetë gruaja.

Nëse martohesh me një person që është fëmija më i madh, sipas Leman, do ketë shumë përplasje idesh dhe dëshirë për të pasur kontroll, ndaj marrëdhënia ka gjasa të dështojë. Por ka mundësi edhe për sukses. Hillary dhe Bill Clinton janë një rast që mbështet suksesin e këtij bashkimi.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Nëse je fëmija i mesëm, duhet të martohesh me atë që ka lindur i fundit, pasi vetëm ashtu mund të jetosh në paqe. Nëse martohesh me dikë që ka lindur midis njësoj si ti, do të keni probleme me diskutimin e problematikave. Sipas psikologëve, fëmijët e mesëm kanë tendencën të mos përballen me problemet dhe t’i shmangin ato.

Nëse je martuar me një person që ka lindur i fundit, njëjtë si ti, marrëdhënia do jetë një kaos. Asnjë prej jush nuk do ketë të fuqinë të marrë vendime dhe nuk e ka këmbnguljen për t’i dhënë drejtim gjërave, ndaj përplasjet ka gjasa të çojnë në ndarje.

Studimet lënë hapësira edhe për përjashtime bazuar në edukim dhe kushtet e jetës së individit./E.Ç

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV