Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’. Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.

“Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh tek rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve. Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithaë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme”, tha Veliaj./O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV