Meta kërkon qeveri teknike/ “Nuk do jem unë kryeministri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi këtë të premte qeveri teknike.

Meta tha në një dalje të tij se opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt që ta dërgojë vendin drejt një qeverie teknike.

“Jemi për qeveri teknike, por opozita duhet të organizohet shumë shpejt në një mënyrë të hekurt, sepse kemi të bëjmë më një regjim që investon tek përçarja opozitës dhe krijimi i idesë që është një regjim i fortë, por në fakt është qesharak. Me një organizim të opozitës ky regjim do të rrëzohet si rruga Korçë – Ersekë”, u shpreh ai.

Megjithatë, kreu i PL-së deklaroi se nuk do të pranojë të jetë kryeministër i qeverisë teknike.

“Nuk kam asnjë preferencë sa i përket kësaj cështjeje. Nuk pranoj unë të jem kryeministër për një qeveri teknike, sepse duhet të jesh teknicien”, theksoi Meta./O.S

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV