Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse mund ta ndihmojnë me dërgimin e më shumë se 2.000 oficerëve policorë për ruajtjen e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris.

Organizatorët janë duke i përfunduar planet e sigurisë për Olimpiadën e parë në kryeqytetin francez pas një shekulli, në një kohë shqetësimesh për sulme të mundshme.

Ministria e Brendshme e Francës tha të premten se kërkesa për ndihmë të sigurisë nga jashtë u bë në janar. Ajo i ka kërkuar gati 2.185 oficerë për të ndihmuar rreth sigurisë gjatë Lojërave dhe për ta “përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo është një qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare”, tha Ministria.

Ajo nënvizoi se Franca i kishte dërguar 200 xhandarë në Katar për Kupën e Botës në futboll më 2022, si dhe i kishte mirëpritur 160 oficerë nga forcat evropiane të sigurisë për Kupën e Botës në ragbi, të cilat i organizoi Franca vitin e kaluar.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes e Francës u ka kërkuar vendeve të huaja një “numër të vogël” ushtaresh, të cilët mund të ndihmjnë me detyra “shumë specifike” gjatë Lojërave, tha koloneli Pierre Gaudilliere, i cili është zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se vendi i tij do të dërgojë ushtarë në Olimpiadën e Parisit.

Siguria është sfida më e madhe për autoritetet franceze gjatë Olimpiadës së Parisit, i cili është një qytet që është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë dhe i cili i pret hic më pak se 15 milionë vizitorë nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Qeveria e Francës e ka ngritur vigjilencën e sigurisë në shkallën më të lartë, pas sulmit vdekjeprurës në një sall koncertesh në Rusi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Lexo edhe :  Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Më shumë se 140 njerëz u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës më 22 mars./E.T

Të fundit

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi....

Lajme të tjera

Web TV