A fshihet te viagra ilaçi ndaj koronavirusit? Ja si qëndron e vërteta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompani të ndryshme janë hedhur në sulm për të gjetur ilaçin që shëron njerëzit nga koronavirusi.

Deri më tani asnjë nuk ka pasur rezultat.

Megjithatë, mjekët në të gjithë botën po hulumtojnë nëse oksidi nitrik – gazi përmes të cilit është prodhuar viagra, mund të përdoret për të trajtuar koronavirusin.

Gazi pa ngjyrë ndihmon në hollimin e enëve të gjakut si dhe në rritjen e qarkullimit të oksigjenit në trup.

Gjithashtu ai përdoret për të trajtuar të porsalindurit me defekte në zemër si dhe për krijimin e viagras.

Shkencëtarët evropianë dhe ata amerikanë po shohin nëse gazi mund të përdoret për të siguruar oksigjen për enët e gjakut në mushkëri dhe për të hequr varësinë e pacientëve nga ventilatorët.

Kjo nuk është një teknikë e re. Mjekët kanë përdorur përzierje të oksidit nitrik dhe oksigjenit për të holluar enët e gjakut dhe për të trajtuar të porsalindurit me defekte.

Gazi pompohet përpara se foshnja të vihet në një aparat oksigjenimi membranor ekstrakorporal (ECMO) që pompon oksigjen.

Gjithashtu, gazi përdoret edhe për pacientët me diabet. Oksidi nitrik ka veti antivirale kundër llojeve të ndryshme të koronavirusëve.

Oksidi nitrik është përdorur edhe në trajtimin e pacientëve gjatëve viteve 2002-2003, në kohën kur shpërtheu SARS-i.

Klinikat ndërkombëtare në Massachusetts, Alabama, Luiziana, Austri, Itali dhe Suedi janë duke studiuar efektet që mund të ketë oksidi nitrik në shërimin e koronavirusit.

Pacientët që nuk janë në gjendje shumë të rënduar do të thithin gazin deri në 30 minuta në ditë. Ky proces do të bëhet mbi dy herë në ditë për dy javë rresht.

Lexo edhe :  Ajatollahu ka një plan

Studiuesit shpresojnë të shohin rezultate pozitive. Sidoqoftë, aparatura CPAP që përdoret për thithjen e gazit zotërohet nga vetëm disa shtete dhe me sasi të kufizuara./Përshtati nga Business Today për Fjala. al, B. Quku

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV