Japonia do t’ua dhurojë falas Shqipërisë e Kosovës ilaçin kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka vendosur t’i dhurojë 20 vendeve në listën e së cilës përfshihet edhe Shqipëria, ilaçin për përdorim kundër koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka ‘pushtuar’ botën duke marrë mijëra jetë.

Ndërkohë mësohet se ka nisur bashkëpunimi dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar ilaçin Avigan edhe për vendin tonë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) raportojnë mediat ndërkombëtare.

Provat klinike që ka përdorur vendi i Lindjes së Largët janë ende në vazhdimësi, por përdorimi i saj është kryer tek personat me koronavirus atje.

Kështu, Japonia ka zgjedhur 20 vende të cilave Avigan do t’i ofrohet falas, ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Gjeorgjia, Estonia, Indonezia, Irani, Qipro, Kosova, Luksemburgu, Moldavia, Myanmar, Emiratet e Bashkuara Arabe, San Marino, Arabia Saudite, Serbia, Sllovenia, Turqia, Hungaria, Ukraina dhe Republika Çeke./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV