A mund të hani akullore çdo ditë? Përgjigjja mund t’ju surprizojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për shijen dhe kënaqësinë, akullorja është në krye të listës. Por, shpesh përpara tundimit nga ky “mëkat i ëmbël” është ajo frika se akullorja ka shumë sheqer dhe ngjyrues artificialë, ndaj pjesa e ndërgjegjësimit për shëndetin “fiton” në jo pak raste. Më pak fjalë, sa më rrallë akullore!

Po sikur të hani akullore çdo ditë, sidomos në prag të verës? A do e dëmtojë ky zakon shëndetin tonë? Ja çfarë thonë dietologët!

A është e gabuar të hash akullore çdo ditë?

Tamar Samuels, dietologe dhe bashkëthemeluese e “Culina Health”, heziton të etiketojë çdo ushqim si “i mirë” ose “i keq”.

“Kjo shkakton ndjenja turpi, faji dhe frike, duke çuar në një marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin,” tha ajo. “Plus, secili ka nevojat e veta ushqyese që mund të ndryshojnë nga personi në person”, shtoi Tamar.
Akullorja është një ushqim i pasur me kalori, me shumë sheqer dhe yndyrë, që mund të shijohet në mënyrë të moderuar në një dietë të shëndetshme. Kufiri ditor i rekomanduar nga “The American Heart Association” për dozën e sheqerit të shtuar në ditë është 36 gramë për burrat dhe 25 gramë për gratë.

Dietologia Edwina Clark thotë se pavarësisht faktit se akullorja është e pasur me yndyrë të ngopur dhe sheqer, ajo mund të jetë pjesë e përditshme e një diete të shëndetshme.

“Një lugë akullore çdo natë në kontekstin e një diete të shëndetshme nuk ka shanse të shkatërrojë shëndetin tuaj,” tha ajo. “Për më tepër, akullorja është një burim i kalciumit, magnezit dhe B12 dhe shpesh ofron kënaqësi dhe nostalgji, të cilat janë funksione të rëndësishme të ushqimit,” thotë ajo.
Proteina dhe yndyra që gjenden tek akullorja ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit, gjë që është pozitive nga pikëpamja e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, qumështi dhe kremi janë një burim i mirë i vitaminës A, një lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin e syve dhe mbështetjen e funksionit imunitar.

Lexo edhe :  Reshje shiu dhe rritje temperaturash, moti bën kthesë javën e ardhshme

Po akulloret që nuk bëhen nga qumështi?

Akulloret që nuk kanë bazë qumështin, kanë më shumë sheqer dhe yndyrë. Ndaj, elementët artificialë, sheqeri, konservuesit apo ëmbëltuesit shtesë nuk janë produktet e duhura që duhen për shëndetin tuaj.

Sasia ka rëndësi

Pavarësisht nëse do të shijoni një akullore të freskët me qumësht ose të blerë në dyqan, sasia ka shumë rëndësi. Nëse doni të hani çdo ditë akullore, shikoni me shumë kujdes sasinë./E.Ç

Të fundit

Veliaj publikon videon/ Ja çfarë më faturoi si korrupsion prokurori ndërtues

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale nga paraburgimi i Durrësit. Duke treguar një...

Veliaj uron besimtarët myslimanë/Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Ai shprehet se i vjen keq që nuk...

Mjegulla e dendur mbulon jug-lindjen, Policia apel shoferëve për kujdes të shtuar

Mjegulla ka mbuluar aksin nacional në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Policia ndërkohë ka bërë apel për kujdes në rrugë nga...

Demokratët në SHBA kundër Trump: Denigrimi ndaj Zelenskyt ishte i turpshëm, sulm në pritë

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas...

Përfitojnë 730,430 pensionistë/ Nga e hëna nis shpërndarja e bonusit të Pranverës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të shpërndahet Bonusi i Pranverës për 730,430 pensionistë, brenda dhe jashtë vendit. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV