Uashingtoni ‘shuplakë’ Beogradit: Serbia përballet me probleme të mëdha politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill u tha gazetarëve sot se Beogradi po përballet me çështje shumë të vështira politike.

“Këto janë çështje shumë të vështira politike me të cilat Serbia do të duhet të merret,” tha ai pas pjesëmarrjes në një takim të Kolegjiumit Parlamentar, nga i cili u larguan deputetët e opozitës serbe.

“Nga perspektiva e qeverisë amerikane, ne kemi një interes të madh që ta shohim Serbinë të zgjidhë këto çështje dhe të shohim zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it,” shtoi ai.

Hill tha se komunitetit ndërkombëtar nuk i pëlqen të shohë një bojkot si një mënyrë për të zgjidhur ndonjë gjë, duke shtuar se toni në bisedimet midis pushtetit dhe opozitës është pozitiv pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Ambasadori amerikan u ftua të marrë pjesë në takimin e Kolegjiumit së bashku me shefat e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe misionit të OSBE-së nga kryetarja Ana Brnabiç./O.S

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV