Leku, gjithnjë më i fortë/ Hoxholli: Kursi i këmbimit, ndikim në uljen e inflacionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/drejtoresha e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli, në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për vlerën e monedhës së Lekut, që vazhdon të jetë gjithmonë më i fortë dhe monedha Euro.

Sipas Hoxhollit, një tjetër faktor ndikues në uljen e inflamacionit është edhe kursi i këmbimit.

Për sa kohë prurjet janë në euro, bizneset dhe individët vazhdojë të mbajnë të preferuar monedhën euro. Janë një kategori njerëzish që mbajnë mend vitet ’90 dhe e shohin euron si monedhë të sigurt. Për sa kohë kemi një tendencë forcuese të kursit të këmbimit, një faktor është dhe besimi. Për sa kohë çmimet janë në euro investon mbajtjen e kësaj monedhe. Sektorë të caktuar janë ndikuar negativisht nga euro. Ndikimi në ekonomi nuk është uniformë në të gjithë sektorët.

Po ashtu turizmi ka ndikuar në kursin e këmbimit. Një kurs këmbimi që ka këto faktorë pas, duhet lexuar si një zhvillim pozitiv për ekonominë në tërësi. Ka ndikuar në uljen e inflacionit, në kredi po ashtu, ndaj them që në tërësinë e vetë ka ndikuar pozitivisht.”, tha ajo.

Ndërsa ekspertja për Çështjet Financiare Brunilda Isaj tha se “Ne e shohim ndikimin e inflacionit. U përmend që do ishte të paktën 1.2 përqind më i lartë. Gjykoj që nëse euro mbetet prezent në këto nivele ose rritet, Banka e Shqipërisë është e vetme në këtë luftë. Shohim që të ardhurat janë të indeksuara në lekë. Kredia për euro është rritur më shumë se ajo në lekë. Kjo është rastësore pasi mund të funksionojë në kahun e kundërt, pra në rastin tonë ka ndikuar për mirë. Industria fason pësoi një goditje pasi është më e prekur. Nëse e shohim në nivel të përgjithshëm ekonominë, do thoja se impakti pozitiv i kursit të këmbimit ka balancuar ato mungesa që kishim./O.S

Të fundit

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë....

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Lajme të tjera

Web TV